Gërxhaliu: Pas pandemisë bota nuk do të jetë më, si ka qenë më parë

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se të gjitha vendet e botës të goditura nga koronavirusi e kanë vetëm një front atë se si të minimizohen pasojat nga ky virus.

Ai ka thënë se duhet të ndahet politika. Sipas tij bizneset e Kosovës dhe të botës kanë shumë probleme.

“Pas kësaj pandemie bota nuk do të ketë më si ka qenë më parë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gërxhaliu vlerësoi Kosova ka buxhet shumë të vogël. “Kosova duhet të mësoj nga gabimet, biznesi privat është ai që e mban Kosovën, tha ai.

Sipas tij duhet të krijohet fondi për mbështetje biznesi privat, pasi që janë qindra mijëra vende të punës që rrezikojnë të mbesin pa paga.

Edhe përqarja politike, sipas Gërxhaliut tha se ka efekte negative në të gjitha sferat.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, kërkoi nga qeveria e Kosovës të mbështeten bizneset në paga.

“Të gjitha bizneset private në vendet e ndryshme kanë marrë masa stimulative nga qeveria për krizën që ka kapluar pas shfaqjes së koronavirusit”, tha ai.