Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur të martën, se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 44 në tërë Kosovën.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë imunizuar 24 persona.

May be an image of text

Numri total i dozave të administruara të vaksinave anti-COVID në Kosovë që nga pranvera e vitit 2021 është 1.836.103. Me dozë të dytë janë vaksinuar 824.675, me dozë të tretë 105.125, ndërkaq me dozë të katërt 1.784.