Gjendet vajza nga Kaçaniku e cila u raportua e zhdukur

Vajza nga Kaçaniku e cila u raportua e zhdukur nga dita e premte tashmë është gjetur.

Kështu thotë Ridvan Tahiri- Riki, i cili ishte i angazhuar në gjetjen e vajzës.

Ai tha se për këtë rast janë njoftuar nga policia.

“Posa na lajmëruan për rastin. Fëmija i lajmëruar si i zhdukur, është gjetur dhe gjendet në ambientet e policisë. Ju faleminderit të gjithë atyre që shprehem vullnet për bashkëpunim”, tha ai.