Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjten në kryeqytet.

Policia ka thënë se kanë qenë të përfshirë një këmbësore e një automjet.

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë në vendin e ngjarjes janë parë një numër policësh.

“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Policia.