Haradinaj: Vizitova Pejën, ftoj Qeverinë të ndajë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Prishtinë pas vërshimeve të së shtunës.

“Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mobilizim të menjëhershëm.

Haradinaj në Pejë pas vërshimeve

Haradinaj ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mobilizim të menjëhershëm, sipas tij duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.

Pamje nga vizita e Haradinajt në Pejë

“Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, ka shkruar kreu i AAK-së.