Hekuran Murati gjuhet me miell nga aktivistët e PSD-së

Ministri i Financave, Hekuran Murtati, është gjuajtur me miell pak minuta më herët nga aktivistët e PSD-së.

Në një video të shpërndarë nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shihet teksa Murati mbulohet me miell nga aktivisti Nol Nushi.

“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT”, e ka quajtur këtë Molliqaj.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shtoi ai.