Horoskopi 1 tetor 2023

Dashi-Njerëzit do të lumturohen nga bujaria jote. Mund të ndihesh disi jo rehat për shkak të përgjegjësive. Në dashuri do të hasësh vështirësi, por duhet ta përballosh situatën si duhet.

Demi-Sot, të gjitha vështirësitë në ambientin e punës do të zgjidhen. Përmbaje sjelljen tënde. Të martuarit do të arrijnë të përmirësojnë marrëdhënien e tyre dhe gjërat do të qetësohen. Do ia dalësh të marrësh më të mirën nga mundësitë që do të të vijnë.

Binjakët-Sot është një ditë e mirë për sa i përket aspektit të punës. Eprori mund t’u japë juve një përgjegjësi të re dhe do ngriheni në detyrë. Sot është dita për të bërë investime.

Gaforrja-Është duke nisur një javë e cila do ju lejojë të riktheheni në lojë dhe të zbuloni anën tuaj më krijuese, sidomos në vendin e punës. Kjo e diel parashikon marrjen përsipër të përgjegjësive të reja, pa patur frikë se mund të gaboni.

Luani-Edhe pse jeni në një lidhje, do flirtoni me persona te tjerë sot dhe kjo do nxisë grindje me partnerin. Në fakt nëse nuk e doni me atë, më mirë të ndërprisni njëherë lidhjen e më pas të shihni dikë tjetër. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni.

Virgjëresha-Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase gjate kësaj dite dhe ju t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme. Në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar. Kujdes!

Peshorja-Sot peshoreve do iu duhet të shkojnë në një event të mrekullueshëm. Do e keni të planifikuar pamjen e jashtme dhe modelin e flokëve. Sytë e të gjithëve do jenë mbi ju në këtë event. Megjithatë nuk do e arrini qëllimin tuaj kryesor. Njohjet e reja nuk do zgjasin dhe as nuk do e gjeni personin tuaj të jetës. Duhet ta kërkoni dashurinë diku tjetër.

Akrepi-Ky është momenti i përshtatshëm për të rrezikuar më shumë dhe të përfshiheni në aventura që do të rezultojnë stimuluese dhe mjaft të favorshme për sferën profesionale. Sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, një miqësi e bukur mund të kthehet në një raport më të thelluar.

Shigjetari-Për sa i përket çështjeve të dashurisë, do të jeni disi të ndjeshëm sot. Të tjerët kanë pritshmëri të larta nga ti dhe presioni do të jetë i dukshëm. Ji vigjilent në punë që të evitosh ndonjë gabim të rastit.

Bricjapi-Jeni i zënë me takime familjare dhe do tregoni mirësi me ata që u rrethojnë. Ju mund të shpenzoni para për të bërë disa investime në shtëpinë tuaj.

Ujori-Ka disa konflikte të vogla të cilat duhet t’i sistemoni, por përgjithësisht ofrohen disa mundësi të mira të cilat do të lejojnë që të sqaroni çdo keqkuptim që ju mundon prej kohësh. Këshillohet të mos jeni shumë kritik.

Peshqit-Ditë rutine ka për te qene kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ndiheni aspak keq pranë atij që keni ne krah, por as ndonjë emocion të jashtëzakonshëm nuk do përjetoni. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe keni për ta parë që gjendja do normalizohet shpejt.