Horoskopi 2 korrik 2023

Dashi-Jupiteri dhe Venusi ju shohin me përzemërsi sot. Por ata nuk ju këshillojnë të ndryshoni rrjedhën e zakonshme të ditës dhe mbi të gjitha të përfshiheni në aventura, pasi ka gjasa të keni rezultate negative. Gjithashtu nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie, pasi mund të mos merrni përgjigjen që shpresoni.

Demi-Sot mund të dukeni sikur jeni konfuz. Vëmendja juaj mund të kalojë nga një temë në një temë tjetër. Do të keni më shumë perceptim dhe ndërgjegjësim.

Binjakët-Nuk do ta keni të vështirë për të falur, por mos harroni që dikush u përpoq të përfitonte atëherë kur ishit më keq se kurrë. Nëse e bënë një herë, mund ta provojnë sërish. Tregohuni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.

Gaforrja-Orët në vijim duhet t’i përdorni për të qartësuar në kokën tuaj se çfarë kërkoni. Mendoni gjëra të mëdha, vendosni objektiva të larta dhe shijojeni jetën.

Luani-Do dashuroni ashtu si do e ndjeni sot dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Edhe tolerimet ndaj njeri-tjetrit nuk do mungojnë. Financat do bëhen goxha delikate për shkak të shpenzimeve marramendëse që do kryeni.

Virgjëresha-E diela do të jetë një ditë e mirë për udhëtime dhe angazhime të rëndësishme. Në punë një telefonatë e papritur, mund t’iu trazojë mendimet. Mundohuni që të mos shqetësoheni shumë. Në dashuri, nëse jeni vetëm do të bëni për vete një person si synoni, ndërkohë që priten takime të kënaqshme.

Peshorja-Nëse nuk doni që dikush të pengojë rrugën tuaj sot, atëherë mos i tregoni askujt, as të afërmve. Jeni të gjendje që t’ia dilni mbanë personalisht, madje më mirë vetëm. Të tjerët mund t’ju ngadalësojnë hapin, sepse do të duhen të informohet dhe instruktohen.

Akrepi-Dielli dhe Neptuni ndodhen sot në një kënd pozitiv për shenjën tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni mjaft optimistë. Ndoshta një festë në familje apo një banket do t’ju bashkojë me njerëzit më të ngushtë. Ata që janë në një marrëdhënie romantike duhet të shmangin provokimet e xhelozisë.

Shigjetari-Përpiquni të mos u jepni shumë rëndësi gjërave materiale. Sigurisht që paraja dhe derivatet e saj kanë vendin e tyre në jetë si çdo gjë tjetër, por ata nuk duhet të zënë vendin kryesor. Ai i takon të vetmes gjë që paraja nuk mund ta blejë, dashurisë së vërtetë.

Bricjapi-Kohët e fundit pjesë e jetës tuaj janë bërë njerëz të rinj, megjithatë nuk ka garanci se do të qëndrojnë aty. Nëse dikush për të cilin keni ndjenja kërkon të largohet, lëreni të lirë.

Ujori-Vendosni se çfarë dëshironi të bëni në 6 muajt e ardhshëm, më pas hartoni një plan dhe përmbahuni atij. Mos harxhoni shumë energji me aktivitete që nuk ju afrojnë me qëllimin tuaj përfundimtar.

Peshqit-Si ju, ashtu edhe ai që keni në krah do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja në jetën tuaj në çift sot. Situata financiare do fillojë pak nga pak të konsolidohet. Tregohuni të duruar dhe të matur me shpenzimet.