Horoskopi 24 dhjetor 2023

Dashi-Mundohuni të kapni mundësitë që iu vijnë. Do t’i shijoni të gjitha këto me entuziazëm. Iu kërkohet të keni shumë durim me partnerin sot. Bëni kujdes se çfarë thoni nëse doni të ruani qetësinë mes jush. Mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla.

Demi-Bëni kujdes me ato që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’ju kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se t’i nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe partneri/ja keni kaluar jo pak vështirësi.

Binjakët-Keni ndjenja të forta, por preferoni që të bisedoni rreth tyre përpara se t’i ndiqni ato. Nëse po nisni që të dilni me një person të veçantë atëherë ajo që do të ndikojë më së shumti është atmosfera, yjet, shkëlqimi i syve të partnerit, premtimet e tij, premtimet tuaja.

Gaforrja-Gjatë ditës së sotme do të keni një ritëm të lartë, në aspektin afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, mos premtoni të pamundurën.

Luani-Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha-Lajme të mira nga të afërm, që ndoshta do t’ju vijnë për vizitë. Mos u tregoni i nxituar me njerëzit e dashur dhe evitoni kokëfortësinë me ta. Merrini në konsideratë këshillat e miqve dhe familjarëve.

Peshorja-Ndërgjegjja juaj nuk është shumë e pastër, por jo prej ndonjë shkaku madhor. Është me shumë gjasa diçka që ju vazhdimisht harroni ta bëni. Jepini rëndësi më të madhe kësaj çështjeje dhe do jeni të qetë.

Akrepi-Sot është dita perfekte për të vënë në punë idetë. Megjithatë mund të jenë subjekt i problemeve financiare. Është koha e duhur për t’i dhënë vëmendje speciale familjes.

Shigjetari-Dukeni konfuzë dhe të përfshirë në kaos. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do t’ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën vetëm. Nuk ka asnjë arsye për t’u lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi-Do të përfitoni nëse e shikoni marrëdhënien në plan afatgjatë dhe jo vetëm për një ditë. Sot duhet që të flisni me partnerin. Duhet që të tregoni mendimet që keni për të ardhmen. Janë shumë horizonte që mund të zbuloni sëbashku.

Ujori-Do të jeni nën ndikimin e Jupiterit dhe Marsit, kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa.

Peshqit-Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni në një projekt të madh, i cili do t’ju kërkojë shumë punë. Megjithatë në fund të ditës do të kaloni disa momente të këndshme nën shoqërinë e partnerit suaj.