Horoskopi 30 qershor 2023

Dashi-Dita sot ju gjen pak të lodhur dhe të mërzitur. Do të jetë për shkak se keni ende shumë për të bërë në fusha të ndryshme të jetës suaj të përditshme. Koha është gjithmonë e shkurtër për të kuptuar realisht atë që ju intereson, por fakt është se po vuani disa momente lodhjeje dhe tensionesh.

Demi-Kontaktet me rrethin shoqëror, të afërmit dhe kolegët nuk do të jenë të qeta. Mund t’ju duhet të luftoni mbi punën dhe rezistencën e dikujt në një mjedis rivaliteti. Megjithatë, mos lejoni që konflikti të përshkallëzohet.

Binjakët-Përgjatë javëve të fundit mund të keni pasur përplasje dhe tensione në shtëpi, por tashmë këto ditë janë pas ndaj qëndroni sa më pranë partnerit dhe njerëzve të dashur.

Gaforrja-Ajo që ndodh sot, nesër, apo javën që vjen do të luajnë një rrol sa i përket ëndrrave që keni nëse do të bëhen realitet apo do të mbeten përjetë në sirtar. Nuk ka nevojë për panik, mjafton që të punonin çdo ditë nga pak për të realizuar atë që dëshironi.

Luani–Sot do të ndiheni të tërhequr ndaj paqes, ligjshmërisë dhe drejtësisë. Nëse do të merrni rolin e paqeruajtësit, mund të keni shanse për sukses. Nëse keni lindur në mes të gushtit, taktika të tilla do të promovojnë suksesin tuaj personal.

Virgjëresha–Një detyrë kyçe e ditës së sotme do të sjellë ekuilibrin e duhur mes interesave tuaja dhe iniciativës së të tjerëve. Ky do të jetë një kusht vendimtar për arritjen e harmonisë me familjen, martesën dhe ndërveprimin shoqëror.

Peshorja-Ju tashmë jeni më pak të interesuar ndaj partnerit, ose interesi juaj i përket një natyre paksa ndryshe. Megjithatë nuk duhet të jeni i prerë në mënyrë të menjëhershme me partnerin, edhe nëse tashmë keni një admirues tjetër të fshehtë.

Akrepi-Hëna është pritur në shenjën miqësore të Gaforres ju stimulon t’i jepni një zhvillim të fortë të gjitha nismave tuaja në fusha të ndryshme. Të gjallë, reagues, të gatshëm për të mbledhur stimuj që vijnë nga jashtë. Janë këto ndikimet që jep Neptuni dhe Dielli. Forma fizike është e shkëlqyer, e kjo ndihmon edhe atë mendore.

Shigjetari-Nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Mos u nxitoni në hapat që do ndërmerrni, do bëheni pishman me vonë dhe nuk do keni mundësi të rregulloni situatën.

Bricjapi-Mund të arrini thuajse gjithçka, por duhet të besoni në vetvete. Lidhja e sotme Venus-Saturn mund të shkaktojë dyshime tek aftësitë që keni, por nëse i tejkaloni dhe vijoni para mund të arrini gjëra të cilat do të marrin edhe vlerësimin e rivalëve tuaj.

Ujori–Sot mundohuni të hartoni një program të detajuar, ku të përfshini dhe partnerin. Një telefonatë do të prishë planet tuaja, mos mos u mërzisni sepse gjërat do të rregullohen shumë shpejt.

Peshqit-Në këtë periudhë të vitit do të jeni më krijues dhe dinamikë sa kurrë dhe ky është një moment që nuk duhet ta humbisni. Nëse keni ëndrra, këtë fundjavë mund t’i bëni realitet.