Horoskopi 7 mars 2024

Dashi-Energjia e hënës së plotë do të bëjë të reflektosh mbi të shkuarën. Ka disa pyetje që do t’i bësh sot vetes. Po mendon si të zëvendësosh të shkuarën dhe ne kemi një këshillë: Mos i krijo rrëmujë vetes. Mos u bëj shumë emocional, më e mira do të vijë për ty.

Demi-Dita e shkëlqyer, e nisur mbarë dhe e përfunduar me kënaqësi. Një situatë e papritur, mund të ndryshojë planet tuaja. Sot do të përmbyteni nga këshillat e të tjerëve. Veproni siç ua thotë instinkti dhe mos u ndikoni nga askush.

Binjakët-Do të dëgjoni një lajm të mirë për punën. Në familje do të kaloni momente të bukura dhe do të takoni një njeri të dashur pas shumë kohësh. Duhet të keni kujdes në diskutime, pasi mund të keqkuptoheni.

Gaforrja-Është një ditë shumë e rëndësishme për këtë shenjë. Mënyra e këndvështrimit të gjërave mund të influencohet nga një person, që mund të jetë totalisht i huaj. Ajo që do të kuptoni për veten është se keni rolin më të rëndësishëm sa i përket të ardhmes.

Luani-Do të bëni gjithçka për të arritur qëllimet tuja. Çështjet familjare do ju mbajnë të zënë gjatë gjithë pasdites, mos lejoni askënd të prishë pasditen tuaj. Bëni kujdes me shëndetin, pasi do të keni disa probleme të vogla.

Virgjëresha-Mund të mos ketë një arsye të veçantë pse një njeri i dashur i juaji po sillet keq ndaj jush, por fakti është se dikush po e bën këtë dhe ju duhet të vendosni çfarë do të bëni me të. Si një lëvizje të parë, mund ta pyesni çfarë nuk shkon.

Peshorja-Është një moment i mirë për të shkuar tek gardëroba juaj dhe për të hequr qafe të gjitha veshjet që nuk ju bëjnë ose që nuk i keni veshur kurrë. Duhet të bëni kujdes për shëndetin. Pjesën më të madhe të ditës kushtojani dhe familjes.

Akrepi-Të piqesh, është një rrugëtim që shpesh ka dhe dredhi, nuk është një vijë lineare. Gjithçka përcaktohet nga mënyra se si ne e përvetësojmë një situatë. Këtë javë të këshillojmë të bësh një pauzë sepse je para disa vendimeve të mëdha. Mendohu mirë!

Shigjetari-Marsi do të ketë një pozicion të brishtë ndaj Hënës dhe do të dhurojë një ditë pa tepri emocionale. Mundohuni të sqaroni gjërat e paqarta. Ju e dini se cila është zgjedhja e duhur, prandaj përpiquni që ta sillni situatën atje ku doni.

Bricjapi-Sot duhet të keni shumë kujdes, pasi gjërat nuk do të shkojnë sipas plani tuaj. Një problem shëndetësor do u shqetësojë. Duhet të keni shumë kujdes sepse mund të merrni një lajm shumë të keq.

Ujori-Jeni plot vetëbesim dhe të lumtur. Kjo tregohet falë qëndrimit tuaj. Njerëzit do të kuptojnë sot se çfarë bëni dhe kjo do të impresionojë këdo. Takimet e biznesit do të shkojnë mbarë.

Peshqit-Sot do të jeni shumë hijerëndë dhe të gjithë do të kenë “frikë” t’ju afrohen. Mos harroni të buzëqeshni është një ditë plot me diell. Mos e lini pas dore dashurinë.