Hoteleria, udhëtimet dhe tregtia – sektorët me rritjen më të lartë të shërbimeve gjatë muajit shkurt në Kosovë

Hoteleria, agjencitë e udhëtimit dhe tregtia janë disa nga sektorët më të lartë të rritjes së shërbimeve.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat afatshkurtra të shërbimeve, shkurt 2023”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Telegrafi.

“Në muajin shkurt të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak kishte rritje te agjencitë e udhëtimit me 104.38 për qind, hotelet me 72.28 për qind, aktivitetet e arkitekturë dhe inxhinierisë me 43.92 për qind, tregtia me 34.5 për qind, transporti dhe magazinimi me 21.78 për qind, informacioni dhe komunikacioni me 21.72 për qind dhe bar-restorantet me 16.9 për qind”, thekson ASK-ja.

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve kishte rritje te tregtia me 31.44 për qind, aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë me 18.93 për qind, informacioni dhe komunikacioni me 11.62 për qind, transporti dhe magazinimi me 11.2 për qind, agjencitë e udhëtimit me 3.37 për qind, bar-restorantet me 3.06 për qind dhe hotelet me 0.37 për qind