Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllimet e tij pas humbjes tragjike të jetës së tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Idrizi tha se kjo tragjedi ka tronditur jo vetëm familjet e viktimave, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë.
“Në këto çaste të rënda, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre, duke bashkëndjerë dhimbjen për këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e kryetarit.
Ai uroi që kujtimi për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin të mbetet i përjetshëm.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe pikëllim në Vushtrri, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet lidhur me rastin.