Javë me mot të nxehtë dhe temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjithashtu do ketë edhe ngritje graduale të temperaturave.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s.