Jo vetëm flokët, Arta Elezaj paska trashëguar edhe bukurinë nga nëna dhe babai i saj (Foto)

Arta Elezaj u bë e njohur për publikun si aktore në serialin “O sa mirë”.

Pas këtij roli, aktorja është shumë e njohur për publikun duke marrë vëmendje me secilin postim të saj.

Postimet provokuese, pushimet në Dubai dhe jeta e shtrenjtë e bëjnë Artën të komentohet shumë në mediat rozë.

E së fundi ajo na ka prezantuar me prindërit e saj për herën e parë.

Shihet qartë se bukurinë e ka trashëguar nga nëna e saj.

“Kush e ka mamin më të bukur në botë”, kishte shkruar Elezaj në video ku shihej e ëma.

Në rastin e ditëlindjes së të atit ajo ka ndarë këto imazhe derisa janë mbledhur në një tavolinë elegante për të festuar.

“Djali i ditëlindjes, babai është jo vëllai”, ka shkruar në videon ku ka treguar të atin.