Karakteristikat e të ngrënit në mënyrë atlantike dhe dobitë shëndetësore

Dieta atlantike konsiderohet shumë e dobishme për shëndetin e trupit në përgjithësi.

Dieta atlantike përmban peshk të freskët, posaçërisht merluc, pak mish të kuq duke përfshirë atë të derrit, bulmet, fasule, perime të freskëta, patate që përgatiten me supë me perime, buke integrale si dhe verëra, raporton “CNN”.

Kjo mënyrë e të ngrënit së fundmi po konsiderohet si shumë efektive kundër shtimit të peshës së tepërt, pasi ekspertët e ushqimit po e krahasojnë dietën atlantike me atë mesdhetare, e cila u shpall si mënyra më e mirë e të ngrënit.

Kur bëhet fjalë për dietën mesdhetare, ajo përmban më shumë produkte me bazë bimore, por nuk është se përmban pak produkte shtazore, pasi që edhe këtu përfshihen ushqimet si peshku, vezët e bulmeti.

Sikur mënyra mesdhetare e të ngrënit edhe ajo atlantike fokusohet kryesisht në ushqim që përgatitet në shtëpi e cila konsumohet pastaj me gjithë familjen.

Një studim i cili është bërë në vitin 2023 sugjeron se dieta atlantike po ulë numrin e vdekjeve tek ata që ushqehen me të nëpër shtetet si Spanja, Çekia, Polonia dhe Britania.

Studimi është bërë me 36 mijë persona të cilët pasi u ushqyen me dietën atlantike nuk patën shumë probleme kardiovaskulare, probleme kronike shëndetësore si dhe kancer.

Ngrënia e merlucit pati efekt të madh duke bërë që shtypja e gjakut të rregullohet.

Edhe të tjera studime sugjerojnë se ushqyerja në mënyrën atlantike, mund të ndikojë për të mirë te rregullimi i shtypjes së gjakut, niveli i insulinës e niveli i peshës së tepërt.

Studimi i vitit 2021 ka gjetur se personat që janë ushqyer me këtë dietë për tre vjet, patën 14 për qind më pak gjasë të vdesin para kohe nga çfarëdo shkaktar, te personat që ishin më të vjetër se 60 vjeç.

Sidoqoftë, të tjera studime kanë treguar se jo të gjitha grupet e ushqimeve në dietën atlantike janë të mira, pasi që mishi i kuq e i procesuar mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

Mish i kuq e i procesuar konsiderohen produktet e derrit, të cilat rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiometabolike e kanceri, sidomos nga kanceri i zorrës së trashë.