Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të dielen rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.   Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh Ahmeti.