Kelmendi: Rritje e ndërtimit të urave ekonomike dhe politik me SHBA-të

Pronari i kompanisë Elkos Group – ETC, Ramiz Kelmendi ka pritur në takim të hënën Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

Ai ka treguar se me Zekën ka diskutuar për të avancuar shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA).

“Oda Ekonomike Amerikane në vizitë te Grupi Elkos! Bashkëbisedim në shërbim të avancimit të qarkullimit të ndërsjellë me SHBA-të. Rritje e ndërtimit të urave të ardhshme ekonomike dhe politike”, ka shkruar  biznesmeni Ramiz Kelmendi, në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.