Kërcënohet deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj bën të ditur se sot është kërcënuar.

Në një postim në Facebook, Reshitaj thotë se nuk mundet askush ta kërcënojë dhe që “vendimet e saj do jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve”.

“Të nderuar qytetarë, unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet. Le ta kuptoj kushdo që është pas që nuk munden me më kërcënu, shantazhu dhe që vendimet e mia do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar ajo.