Kështu do të duket iPhone 15 Pro, dalin detaje të reja

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me modelet e iPhone 15.

Sipas një videoje të shpërndarë nga ‘Featurverse’ shihen veçori të reja në pjesën e përparme. Modelet e iPhone 15 Pro pritet të veçohen me ProMotion 120 Hz.

Teknologjia ProMotion ofron shpejtësi rifreskimi 120 Hz në vend të standardit 60 Hz, që do të thotë se mund të funksionojë me dyfishin e shpejtësisë, duke rifreskuar ekranin 120 herë në sekondë.

Ndërkaq, seritë iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë nivelin Dynamic Island, sikurse në seritë e mëparshme.

Një ndryshim tjetër që do të vijnë në modelet iPhone 15 Pro është korniza, e cila do të jetë më e fortë dhe më e lehtë se çeliku i përdorur në modelin iPhone X.

Veç saj, ndryshim i madh në të gjitha modelet e iPhone 15 do të jetë zbatimi i një porti USB-C për sinkronizim dhe karikim.

Modelet Pro do të kenë çmime më të larta në krahasim me paraardhësit e tyre.