Këta janë dy të rinjtë që pritet në shkëlqejnë në futboll

Loja e futbollit është më e popullarizuara në botë, po ashtu edhe në Kosovë, ku shumë të rinj stërviten për ta perfeksionuar sa më shumë lojën e magjishme me top. Madje në këtë drejtim janë themeluar shumë shkolla të futbollit, por një është me e veçantë pasi trajnimi i të rinjve dhe lojtarëve me potencial, bëhet me metoda speciale.
Janë të dy të rinj, njëri 11 vjeç e tjetri 12 vjeç, të cilët vijnë edhe nga qyteti i Vushtrrisë dhe luajnë së bashku për KF “Vushtrria”. Të dy e duan shumë futbollin dhe kanë vite që luajnë në këtë sport, madje kanë potencial për t’u bërë lojtarë të njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Art Xhema, është vetëm 11 vjeçar, i cili e adhuron lojën e futbollit dhe luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Në pjesën e fushës ku qëndron Arti, sulmuesit kundërshtarë e kanë të pamundur kalimin. Arti është i pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve të tij, në fushë.
Kurse Resul Hyseni, është 12 vjeçar, i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Edhe Resuli e do shumë lojën e futbollit, madje llogaritet si një mesfushor strategjik me një të ardhme të madhe në futboll.
Por, për ta perfeksionuar lojën dhe teknikat e futbollit Arti dhe Resuli tash e tre muaj janë duke i ndjekur stërvitjet speciale në 1MAXIMUM2 FOOTBALL TRAINING CENTER.
Prandaj për të mësuar teknika speciale dhe më të fundit në sferën e futbollit dhe për të rritur përformancën në fushën e lojës, rruga e vetme dhe e duhur është 1MAXIMUM2.