Kjo gazetë botohet çdo 4 vjet – ka njëzet faqe dhe asnjë artikull nuk është i vërtetë

Gazeta e vetme në botë që del një herë në katër vjet, “La Bougie du Sapeur” dje sërish ishte në kioskat e Francës.

E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se ai del vetëm më 29 shkurt – domethënë një herë në vit të brishtë.

Numri i parë ka qenë në vitin 1980 dhe ky është numri i 12-të, raporton bbc.

Është krijuar nga një grup miqsh që “dëshironin të qeshnin”. Artikujt në gazetë janë krijuar si komente humoristike.

Titulli i edicionit të sivjetmë, “Ne të gjithë do të jemi inteligjentë”, bënë fjalë mbi historinë se si provimet dhe arritjet intelektuale po bëhen nga Inteligjenca Artificiale (AI).

Historia e dytë kryesore me titull, “Çfarë duhet të dinë meshkujt para se të bëhen gra”, shpjegon sfidat me të cilat përballen.

Në faqet ndërkombëtare ka një artikull të shkurtër që u kujton francezëve se cili nga kryeministrat modern britanik duhet të harrohet shumë shpejt – bëhet fjalë për Liz Truss.

Në rubrikën sportive, redaktorët rekomandojnë krijimin e një çmimi “Winston Churchill” për personin e parë që do të eliminohet nga Olimpiada bazuar në moton e Churchill, e cila sipas gazetës ishte “No Sport”.

Ka edhe një vazhdim të tregimit “Duke u mbytur në pishinë”, pjesa tjetër e së cilës do të publikohet në vitin 2028.

Ndryshe, gazeta satirike “Bougy du Sapor” është emëruar sipas një prej personazheve të filmave vizatimorë francezë, Sapor Camembert.

Ai ishte një ushtar që shpërfaqte jetën komike të ushtarëve në vitet 1890. Gazeta nuk publikohet në internet dhe mund të blihet vetëm në stendat e gazetave.