Pijet më të mira për shëndetin e zemrës

Pasi që dihet se pijet e paketuara përmbajnë shumë kalori të pashëndetshme, sheqer të shtuar, ngjyrues e shumë përbërës të tjerë të pashëndetshëm, doktorët dhe dietologët po këshillojnë që të konsumohen pijet që përgatiten në shtëpi.

Një pije që përgatitet në shtëpi e që përmban avokado, është e shëndetshme pasi që kjo frutë është e pasur më yndyra të shëndetshme të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, raporton India.com

Çaji i hibiskusit gjithashtu po konsiderohet shumë i mirë për zemrës, pasi ka aftësi të ulë nivelin e kolesterolit në gjak.

Pije e mirë është edhe qumështi i bademit, pasi përmban yndyra të shëndetshme që i kontribuojnë shëndetit të zemrës.

Lëngu nga rrepa e kuqe që mund të përgatit në shtëpi, po ashtu ka aftësi të ulë nivelin e kolesterolit në gjak.

Një tjetër pije që mund të ulë nivelin e kolesterolit është edhe ajo që përgatitet me drithëra, pasi këto të fundit përmbajnë fibra që ndihmojnë tretjen.

Një tjetër çaj i shëndetshëm konsiderohet të jetë çaji i gjelbër, i cili gjithashtu ka aftësi të mira në uljen e nivelit te kolesterolit, duke i kontribuuar shëndetit të zemrës.

Një tjetër qumësht i mirë konsiderohet të jetë ai i sojës.