Konfirmohen 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Në total numri i të infektuarve deri më tani në vendin tonë ka shkuar në 1083.

“Janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Po ashtu sot janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste.

Deri më tani pozitiv me koromavirus kanë dal 1083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Gazeta Stop.