Kosova importoi më pak gjatë vitit 2022, por shpenzoi gati një miliard euro më shumë

Instituti GAP ka bërë të ditur vlerat dhe sasinë e importuar në Kosovë gjatë 2021-ës dhe 2022-ës.

Në një grafikon të publikuar shihet se vlera e importit në vitin 2022 është rritur për 21 përqind më shumë se sa në vitin 2021.

Ndërsa, sasia e importuar në 2022-ën shënon ulje për 0.3% në krahasim me 2021-ën.

Prej kategorive të importuara me peshën më të madhe në import janë nafta, benzina, dema, cigareja. pijet freskuese, autoveturat dhe lavatriçet shtëpiake.

Ndër tjera, GAP tregon se në vitin 2022, për shkak të inflacionit, Kosova ka importuar sasi më të vogël të produkteve në krahasim me 2021, por ka shpenzuar gati një miliard euro më shumë.

Më poshtë e keni grafikonin në fjalë: