Kryeministri më i ri Francës! Macron emëron 34-vjeçarin, Gabriel Attal

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të ringjallë presidencën e tij me një qeveri të re.

Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri ndonjëherë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.

Gabriel Attal, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Arsimit, ka detyrën e rëndësishme të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.