Kryhen edhe 7 analiza, nuk ka të infektuar me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë nuk ka koronavirus, kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Nga instituti përmes një komunikate për media kanë njoftuar se negative për koronavirus kanë dalë edhe 7 mostrat e dyshimta që janë testuar sot.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus. Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative. Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre”, thuhet në njoftim për media të IKSHP-së.