Kurti: Presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partishë, por me datën për zgjedhje të reja (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar të parin kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për hapat e më tutjeshme pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë, më 25 mars në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë në një deklarim për media pas takimit me presidentin Thaçi, se pas mocionit duhet të caktojnë datën për zgjedhje të reja.

Ai tha se me presidentin Thaçi, jashtë temës së zgjedhjeve e temës së koronavirsit, flasin vetëm me shkrim.

“Takimi filloi për masat qa ka ndërmarrë qeveria për parandalimin e Covid-19. Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Sipas tij, “Presidenti u zotua që do ta respektojë Kushtetutën, ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partishë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por Kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa të tjera”, u shpreh kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti “Duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë e si e citojmë prej atyre që tek ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës”.

“Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të bisedojmë hapur e gjerë e gjatë me presidentin e Kosovës. Jashtë temës së zgjedhjeve e jashtë temës së luftimit të virusit ne jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim. Qeveria jonë është qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi”, ka thënë Kurti.