Kurti: Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë ko

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me subjektet politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve të reja, Kurti tha se prioritet mbetet përfundimi i procesit të certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi ai.

Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur pritet finalizimi i procesit zgjedhor dhe intensifikimi i përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja të vendit.