Kurti takon me shefin e OSBE-se: Zgjedhjet në veri duhet të jenë të lira e pa frikësim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar shefin e OSBE-se, Michael Davenport dhe zëvendës shefin Jefrey Bieley.

Në këtë takim bëhet e ditur se u fol për zhvillimet në vend dhe bashkëpunimin mes qeverisë e OSBE-së, teksa Kurti e ka njoftuar Davenportin edhe për emërimin e nënkryetarëvenë serbë në veri.

“Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri  dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim”.

“Kryeministri e njoftoi z. Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Davenport i ka shprehur mirënjohje Kurtit për progresin me Njësitin e Përkthimit dhe Harmonizimit.