Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave, Tahiri: Ku je nisë, o kryeministër

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave për sektorin publik.

E Tahiri ka thënë se rrëzimi i këtij ligji vetëm në vazhdën e rrëzimit të ligjeve “nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka thënë Tahiri në Facebook.

Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, deputeti i AAK-së thotë se “kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjes të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”.

“Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, potencoi në fund Besnik Tahiri i AAK-së.