Laureta konfirmon lidhjen me Robert Berishën

Pak kohë më parë ishte Robert Berisha që në një intervistë zbuloi se është në një lidhje.

Madje ai ndër të tjera zbuloi edhe emrin e bukuroshes, Laureta.

Kaq mjaftoi që mediat të gjurmonin, kështu duke ngritur dyshime se e dashura e Robertit është bukuroshja, Laureta Maqedonici.

E si duket kjo tashmë është e konfirmuar.

Kjo pasi vet bukuroshja e ka postuar në storjen e saj këngëtarin.

Ndryshe, pasi Roberti zbuloi lidhjen e tij të re, u raportua se raporti i tij me ish partneren, Nora Istrefi, është zbehur, madje ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e kësaj zhehje.