Ligji i ri për pagat fillon të zbatohet nga kjo datë

Ligji i Pagave në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt. Kështu bëri me dije zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Dobra në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.