Lirohet pak nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot, 26 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i një litri naftë është 1.78 euro, benzina 1.54 euro, ndërsa gazi 0.63 euro.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për periudhën e përcaktuar nga vendimi i ministrisë.