Lushtaku: U godita fizikisht, do t’i padis Bislimin, Haxhiun dhe Muratin

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për dhunën që shpërtheu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në konferencë, Lushtaku theksoi se është sulmuar fizikisht nga Besnik Bislimit, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati.

“Fizikisht jam goditur, jam gjuajtur me shishe me plotë me ujë dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga Albulena Haxhiu shihet qartë që ka pasë një sulm, ka ardhur me tentim për të më shtyer, pastaj edhe nga ministri i Financave, i cili ishte me një mjet të fortë dhe sigurisht pas atij reagimi, pas asaj gjuajtje, natyrshëm kam reagu. Por asnjëherë nuk e kam pasur në plan të kem një reagim të dhunshëm, veprimi im ka qenë politik”, tha ai.