Macron në Tiranë, takohet sot me Begajn

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të takohet këtë të martë me homologun e tij nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Gjatë pritjes së Markron nga kreu i shtetit, do të interpretohen himnet kombëtare të të dyja vendeve për të vijuar më tej me prezantimet e ekipeve respektive dhe fotos zyrtare në hollin “Nënë Tereza”.

Më pas në orën 08:35-09:05 dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.

Markon mbërriti në kryeqytet pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim të cilin e humbi për shkak të shtyrjes me disa orë të vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).

Presidenti Makron e ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri duke i dorëzuar shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Ceremonia u mbajt te Pallati i Brigadave, ku Macron vlerësoi punën e Kadares, duke përmendur edhe disa nga veprat e tij. Ai e vlerësoi Kadarenë për rolin si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës dhe për lidhjen që mishëron mes Shqipërisë dhe Francës.

Më pas, Makron u takua me Kryeministrin Edi Rama ku shkëmbyen vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, aty ku u zhvillua edhe ceremonia e pritjes së presidentit francez. /rtsh.al/