Mbappe në shkurt tregon se nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG

Tashmë duket se transferimi i Kylian Mbappe te Real Madridi po bëhet realitet.

Edhe sulmuesi francez si duket është pajtuar për një lëvizje në Spanjë, kjo pasi ai ende nuk ka rinovuar kontratën me Paris SG, raporton Sinjali.

Por, sipas raportimeve të fundit nga MARCA, thuhet se Mbappe nuk do të vazhdojë kontratën me Parisin, madje ai këtë lajm do ta jep në muajin shkurt.

Mbappe po kërkohet prej vitesh nga Reali dhe si duket tani e ka mundësinë që francezi ta tregojë veten dhe të fitojë edhe trofe individual.