Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në tërë territorin e vendit.
Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 43 aksidente të tjera që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat në trafik kanë vazhduar me intensitet të shtuar, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 273 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.
Ndërkaq, në kuadër të aktiviteteve policore janë arrestuar 18 persona për vepra dhe shkelje të ndryshme ligjore. Prej tyre, 5 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.
Autoritetet policore vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjet në fuqi, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.