Mbi 24 mijë raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri aktualisht janë 24 mijë e 105 raste aktive me COVID-19.

24 orëshin e fundit janë konfirmuar 2 mijë e 670 raste të reja, nga gjithsej 9 mijë e 485 testime.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 2 mijë e 151 persona nga ky virus.

Ndryshe, të shtruar në spitale janë 134 pacientë.