Mbi 35 milionë euro për importin e pemëve dhe perimeve gjatë 2023-tës

Mbi 35 milionë euro janë shpenzuar për importin e pemëve dhe perimeve vetëm gjatë vitit të kaluar në Kosovë.

Instituti GAP përmes një infografike ka njoftuar se gjatë vitit 2023, Kosova ka importuar një sasi të konsiderueshme të këtyre produkteve, ndonëse ofrohen grante e subvencione për kultivimin e tyre.

11.9 milionë euro është vlera e domateve të importuara përgjatë 2023-tës, ndërsa vlera e importit të mollëve arrin 5.6 milionë euro.

E qepëve 4.8 milionë, e rrushit 3.4 milionë, ndërsa e dardhave 2.1 milionë.

“Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga GAP-i, ku tregohet edhe vlera e importit të secilit produkt.