Mërgimtari me ‘G Class’ aksidentohet në hyrje të Prishtinës, pamje nga vendi i ngjarjes (Foto)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës.

Sipas pamjeve të publikuara nga Insajderi, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra nga to luksoze e tipit Mercedes G Class me targa gjermane.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.