Mitrovicë: Gjobitet një person, zhvilloi shpejtësi prej 173 km/h

Policia në Mitrovicë ka gjobitur një person, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 173 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse “ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajve”.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas,  gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po  zhvillonte  shpejtësi prej 173 km/h”.

“Ndaj kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve. Policia në Mitrovicë do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk ju përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.