Mot i vranët dhe temperatura të ulëta këtë të hënë – ja sa do të shkojnë maksimalet

Gjatë ditës së hënë në Kosovë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, shkruan Gazeta Stop.

Instituti njofton gjithashtu se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.