Mot sot i vranët dhe me diell


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.