Moti kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.