Në Kosovë, sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje të shkurtra lokale të shiut.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës, por vetëm në zona të izoluara mund të krijojnë kushte për reshje afatshkurtra.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius, duke sjellë mot të këndshëm veror.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.