Moti me diell në Kosovë, temperaturat deri në 35°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell, ndërsa priten edhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.

Kushtet e motit parashikohet të jenë përgjithësisht të favorshme, por temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës kërkojnë kujdes, veçanërisht për grupet më të ndjeshme ndaj nxehtësisë.