Moti me diell, temperaturat deri 21 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me intervale të gjata me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 20 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.