Moti me diell, temperaturat deri në 24°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, raporton Gazeta Stop.

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24°C.

Po ashtu, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë, duke krijuar kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës.