Moti me diell temperaturat deri në 34 gradë

E hëna në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës priten intervale të gjata me diell, të shoqëruara me vranësira të herëpashershme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Sipas parashikimit, nuk priten ndryshime të theksuara të motit gjatë ditës, ndërsa temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë karakteristikë e motit në vend.